Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i Golden Eagle Yllit, Petar Mijoviq është parë tejet i nervozuar me referimin e ndeshjes së sontme.
Në fakt Mijoviq ka përgëzuar tifozët e Trepçës, lojtarët, trajnerët dhe stafin e klubit për organizimin e ndeshjes, mirëpo akuzoi njërin nga gjyqtarët për referimin e ndeshjes.
Menjëherë pas ndeshjes, Mijoviq ju drejtua referit Eldin Uglari për ta kritikuar e duket se revolta ishte pikërisht me të.
”Përgëzime e respekt për tifozët e Trepçës, lojtarët,trajnerët si dhe stafin e klubit mitrovicas për organizimin e ndeshjes. Mirëpo përsëri sikur në ndeshjen e parë ndeshjen e vendosi një person nëse mund ta quajmë refer”, mbylli prononcimin e shkurtër pas ndeshjes Mijoviq.
Të kujtojmë se gjyqtarë të takimit sonte ishin, letonezi Andris Aunkrogers që ka gjykuar shumicën e ndeshjeve të play off-it sivjet, pastaj turku Mehmet Karabilecen dhe Eldin Uglari nga Kosova.
/AsistiOnline.com/