Për kapitenin e Trepçës kjo mund të jetë ndeshja e fundit në ”Minatori”
Prishtinë(AsistiOnline) – Valdrin Haxhiu mund ta luajë ndeshjen e fundit në palestrën e fundit ku u rrit dhe u zhvillua si lojtar.
Kapiteni besnik i Trepçës pritet të pensionohet në fund të këtij stinori dhe ndeshja e tretë e serisë finale për titull kampioni mund të jetë e fundit në qytetin e lindjes, për njeriun që tërë karrierën ia kushtoi ekipit mitrovicas.
”Kam vendosur që këtë sezon të pensionohem dhe ndeshja e katërt në Therandë eventualisht ajo e pestë në ”Minatori” mund të jetë e fundit për mua si lojtar aktiv”, ka thënë shkurtimisht Haxhiu për AsistiOnline.com
Vlen të ceket se Haxhiu respektohet maksimalisht nga tifozët mitrovicas, mbi të gjitha për faktin se asnjëherë nuk u largua nga KB Trepça as në momentet më të vështira kur klubi po luftonte vetëm sa për të mos u shuar.
Pas pensionimit Haxhiu pritet të anagazhohet në pozita të tjera në klubin e Trepçës i cili viteve të fundit ka pasur suksese të shumta, pas ardhjes së dyshes drejtuese, Vullnet Sefaja e Lindrit Misini të cilët kanë arritur ta stabilizojnë klubin sidomos në aspektin financiar por edhe atë sportiv duke e bërë më të suksesshmin në basketbollin kosovar viteve të fundit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.