Sonte njëra skuadër i afrohet titullit, Trepça apo Ylli mësohet në ”Minatori”
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohet ndeshja e tretë e serisë së finales së madhe në basketbollin kosovar te Superliga e meshkujve seniorë.
Trepça e pret Yllin në ”Minatori” për një ndeshja e cila me shumë gjasa do të jetë spektakli i rradhës.
Seria mes dy ekipeve është e barabartë 1-1 me të dyja skuadrat që kanë marrë fitoret e tyre në terenin vendas dhe ato ishin të mbushura me plot emocione deri në momentet e fundit dhe sirenën e semaforëve.
Sonte kushdo që fiton, i afrohet maksimalisht titullit në vetëm një fitore pasi kampioni shpallet me tri triumfe.
Ndeshja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport.
Komentet janë të mbyllura.