Nga Ylli sqarojnë çështjen e biletave, thonë se ka ndodhur për të ndalur shitjen ilegale
Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme klubi i Yllit njoftoi për shitjen e biletave për finalen e katërt me Trepçën.
Aty shkruante se asnjë tifoz nuk mund të blejë biletë dhe të hyjë në palestër pa letërnjoftim dhe tifozët mitrovicas menduan se një gjë e tillë nënkupton se ata nuk mund të përkrahin klubin e tyre të zemrës në Suharekë.
Megjithatë një gjë të tillë e ka sqaruar për AsistiOnline.com, drejtori i klubin Egzon Fetiu.
Sipas tij, biletat do të shiten me leternjoftimë për shkak që të parandalohet shitja e tyre në tregun e zi dhe jo që t’ju pamundësohet ardhja tifozëve nga Mitrovica.
Ai ka bërë me dije se secili tifoz që e blen biletën duhet të vije me letërnjoftim. Fetiu theksoi se kanë pranuar email edhe nga Federata e Basketbollit të Kosovës që nuk do të ketë udhëtime pas ndeshjes së dytë dhe kërkesë të njejtë kanë edhe nga policia.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.