Ndahet nga jeta doajeni i basketbollit gjilanas, Ergin Sherifi
Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare ish-basketbollisti i Dritës, Ergin Sherifi.
Sherifi ka qenë basketbollist i Dritës nga viti 1975 deri në vitin 1982.
Më pas në kohët e vështira ishte edhe gjyqtar nga viti 1986 deri më 1990 dhe njihej si një gjyqtar me respekt të jashtëzakonshëm.
Po ashtu ishte edhe trajner i basketbollit, nga viti 1991 deri më 1998, kurse në edicionin 1996-97, e kishte shpallur Dritën kampion të Kosovës.
Kontributi i tij ishte i madh në basketbollin e Kosovës, andaj FBK e ka nderuar me mirënjohje.
Ergin Sherifi varroset sot (21 maj), në varrezat e qytetit në Gjilan.
Komentet janë të mbyllura.