Basketboll

Te Ylli të bindur për fitore, thonë se është festa e finales

Prishtinë(AsistiOnline) – Te klubi i Yllit duket se janë të bindur që titulli i kampionit do të shkojë në Therandë.

Klubi therandas ka njoftuar se ndeshja zhvillohet nesër, derisa ka nisur njoftimin me fjalët se kjo është festa e finales.

Ndeshja e 5-të zhvillohet në “Minatori” Mitrovicë, vendin ku jemi shpall kampion dy sezone më parë 2021/22. Të motivuar si asnjëher më parë për titullin e tretë”, shkruan njoftimi i Yllit.

Aty përmendet edhe fakti që që ndeshja do të transmetohet në projektorin që ndodhet në shesh dhe sipas tyre festa fillon nga aty. ”Jemi aty për të vetmin qëllim dhe nuk ka rrugë tjeter”, përfundon njoftimi.

 

Njoftimi:

Komentet janë të mbyllura.