Basketboll

Trepça njofton për shitjen e biletave për ndeshjen që përcakton titullin e kampionit

Prishtinë(AsistiOnline) – Nesër zhvillohet finalja e madhe dhe vendimtare që përcakton titullin e kampionit në Superligën e Kosovës te meshkujt.

Trepça dhe Ylli takohen në palestrën ”Minatori” për të vendosur fituesin e trofeut më të çmuar në basketbollin kosovar.

Mikpritës i kësaj ndeshje është klubi i Trepçës që sot ka bërë njoftim rreth biletave.

”Me ju në krahë, jemi një fitore afër titullit. Na presin 40 minuta të zjarrtë, 40 minuta angazhim maksimal, përkushtim, dëshirë e vetëmohim”, shkruan fillimisht në njoftimin e klubit mitrovicas.

Nga klubi kanë potencuar disa gjëra rreth shitjes së biletave të cilat pritet të dalin nesër në shitje për publikun nga ora 09:00 e mëngjesit.

Njoftimi i plotë i klubit:

Komentet janë të mbyllura.