Basketboll

Darnell Edge MVP i finales së titullit

Prishtinë(AsistiOnline) – Trepça sonte është shpallur kampione e Kosovës për stinorin 2023/24.

Klubi mitrovicas e mposhti Yllin e Therandës në finalen e madhe dhe vendimtare 67-66.

Darnell Edge u përzgjodh MVP i finales, pasi ishte lojtari kryesor i sfidës.

Edge e përfundoi ndeshjen me 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, dhe ishte njëri nga lojtarët më të mirë të mitrovicasve këtë edicion.

Çmimi MVP iu dorëzua nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Kupën kapitenit të Trepçës, Valdrin Haxhiu ia dorëzuan Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.