Basketboll

Panathinaikos – Real Madrid, finalja e madhe e Euroligës

Prishtinë(AsistiOnline) – Janë përcaktuar dy skuadrat finaliste të Euroligës, gara më e fortë e basketbollit në Evropë.

Panathinaikosi i Greqisë dhe Real Madridi i Spanjës do të takohen në finalen e madhe të së dielës.

Panathinaikosi mposhti në gjysmëfinale Fenerbahçen me rezultat të thellë 73-57.

Derisa, Reali e mposhti Olimpiakosin 87-76, në një ndeshje në të cilën pjesa e parë e bëri diferencën.

Finalja zhvillohet ditën e dielë me fillim nga ora 20:00.

Olimpiakosi dhe Fenerbahçe luajnë për vendin e tretë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.