Basketboll

Beçiragiq pritet të vazhdojë me Trepçën, e pranon personalisht

Prishtinë(AsistiOnline) – Adis Beçiragiq pritet të mbetet te Trepça edhe për një sezon tjetër.

Trajneri boshnjak që arriti sukses të madh me mitrovicasit, duke e kthyer titullin e munguar prej 12 vitesh në ”Minatori”, e ka pranuar se është afër një marrëveshje të re me drejtuesit e klubit.

“Nuk ka ende asgjë zyrtare. Por është e vërtetë që kemi diskutuar për vazhdim të bashkëpunimit. Drejtuesit e klubit dhe unë kemi paraqitur kërkesat tona. Gjasat janë shumë të mëdha që të vazhdojmë së bashku”, ka thënë Beqiragiq të premtën për Koha.net

Trepça sivjet i fitoi të gjithë trofetë në basketbollin kosovar, si dhe Ligën Unike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.