Basketboll

Besëlidhja kampione e Shqipërisë për herë të parë në histori

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i basketbollit Besëlidhja sonte e ka fituar titullin e kampionit për herë të parë në histori që nga themelimi në vitin 1930, pra 94 vite.

Ekipi shqiptar nga Lezha ka arritur që të mposht edhe në ndeshjen e fundit të serisë finale ekipin e Teutës nga Durrësi me rezultat 105-67.

Derisa në seri të përgjithshme finale, Besëlidhja ka triumfuar pastër 4-0 dhe kështu e ka kurorëzuar suksesin e kampionatit të rregullt, ku edhe aty kishte kresuar 19-0, pa asnjë humbje.

Në ndeshjen e sontme dhe vendimtare të Besëlidhjes, Julian Hamati ka qenë më i dalluari me 18 pikë, 10 kërcime, 2 asiste e 2 vjedhje topash, derisa Blake Marquardt shtoi 14 pikë, si dhe Robert Shestani e Eldi Hysa shtuan nga 13 të tjera.

Te Teuta sonte u dalluan, Jay Small me 21 pikë e Elian Memqaj 19 sosh.

Besëlidhja në vitet e fundit ka qenë larg ekipi më i organizuar në Shqipëri, ku edhe në Ligën Unike ishte ekipi i vetëm që ju bëri ballë ekipeve kosovare.

Vlen të ceket se Besëlidhja drejtohet nga trajneri Afrim Bilalli i cili si lojtar kishte bërë karrierë edhe në Kosovë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.