Basketboll

Erjon Kastrati do të mbetet te Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Erjon Kastrati nuk pritet të lëvizë nga skuadra e Trepçës për ndonjë ekip tjetër.

Basketbollisti në fjalë që moti përflitet për një largim të mundshëm nga skuadra mitrovicase, nuk do të ndërrojë ambient, kështu ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me lojtarin.

Kastratin e lidhnin disa spekulime për një transferim të mundshëm te Bashkimi, derisa titulli i fundit i kampionit me Trepçën duket se e ka bërë efektin e vetë.

Lidhur me lëvizjet e transferimeve te Trepça mbrëmë foli edhe kryetari i klubit Vullnet Sefaja i cili konfirmoi se të gjithë vendorët do të mbeten në ekip.

Të kujtojmë se Erjoni pati ngritje të formës në ndeshjet e play off-it, sidomos në ato finale me Yllin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.