Rei Pullazi inkuadrohet në Serie A me Trapanin
Prishtinë(AsistiOnline) – Një lajm i mirë na vjen nga basketbolli italian, atje ku luajnë disa shqiptarë.
Ekipi i Trapanit mbrëmë ka fituar ndeshjen vendimtare ndaj Fortitudo Bolonjës me rezultat 58-64 dhe seri të pëgjithshme 1-3, ka siguruar inkuadrimin në Serie A të italisë për edicionin e ri.
Në Trapani luan lojtari me prejardhje shqiptare, Rei Pullazi i cili paraqitet edhe me Kombëtaren e Shqipërisë. Derisa ajo që vlen të përmendet është fakti se kundërshtari i Trapanit në këtë seri, Fortitudo Bolonja ka në rradhët e veta lojtarin tjetër të Kombëtares Shqiptare, Celis Taflaj.
Pullazi mbrëmë luajti 12 minuta dhe kishte 3 pikë e në përgjithësi gjatë kampionatit kishte mesatarisht 7 pikë, madje ishte lojtari me më së shumti paraqitje në rradhët e Trapanit sivjet.
Ndërsa, Taflaj për Fortitudo Bolonjën mbrëm luajti 8 minuta dhe kishte 4 pikë, 2 kërcime e 1 asist.
Në Itali për vite me rradhë ka punuar edhe trajneri shqiptar, Spiro Leka i cili për momentin po punon në një kolegj prestigjioz amerikan.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.