Basketboll

A do të rikthehet Arbnor Rifati në postin e trajnerit te Prizreni?

Prishtinë(AsistiOnline) – Prej vitesh skuadra e Prizrenit është anëtare e Superligës së Kosovës.

Ekipi simpatik nga Prizreni ka arritur t’ju mbijetojë shumë furtunave në basketbollin kosovar, duke mbetur pjesë e garës më të fortë në basketbollin tonë.

Edicionin e kaluar ekipi prizrenas nuk u drejtua nga themeluesi Arbnor Rifati, për shkak të disa problemeve të tij me ligjin, por që i njejti disa herë ka paralajmëruar rikthimin në postin e trajnerit të ekipit në fjalë.

Para lënies së ekipit, Rifati kishte konfirmuar se po largohet për shkak të disa problemeve shëndetësore e më pas ndodhën edhe telashet ligjore, por që nga ajo kohë ai ka qenë jashtë ekipit, por jo edhe klubit, politikën e të cilit e ka udhëhequr personalisht.

Rifati në të kaluarën ka qenë edhe gjyqtar basketbolli, si dhe asistent tek Përfaqësuesja e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.