Bostoni një fitore larg titullit, triumfon edhe në Dallas
Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics është një hap larg titullit të 18-të në histori të klubit në garën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
Ekipi i 35 vjeçarit, Joe Mazzulla, mposhti Dallasin edhe në ndeshjen e tretë rresht, kësaj here me rezultat final 99-106.
Pjesa e parë ishte tepër e ngushtë me Dallasin që fitoi minimalisht çerekun e parë 31-30, derisa në çerekun e dytë u luajt baraz e dallimi kryesor u bë në çerekun e tretë, ku Celtics fituan thellë 19-35, me çka krijuan avantazh të lartë, derisa Mavericks tentuan rikthimin në çerekun e fundit (29-21), por ishte i pamundur.
Tre basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Bostoni në këtë fitore me Jayson Tatum që kishte 31 pikë, Jaylen Brown 30 e Derrick White kishte 16 sosh.
Te Dallasi ishin të pamjaftueshëm për fitore, Kyrie Irving me plot 35 pikë e Luka Donçiq me 27 sosh.
Kjo fitore e thellon serinë e përgjithshme të Bostonit në 3-0 dhe i duhet vetëm edhe një tjetër për tu shpallur kampion i sezonit me çka do të kalonin LA Lakersin me tituj që kanë 18 sosh.
Ndeshja e katërt zhvillohet poashtu në Dallas me 15 qershor. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.