Basketboll

Torcida me komunikatë zyrtare, thotë se do të bojkotojë Trepçën për shkak të emërimit të kapitenit të ri

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej tifozërive më aktive në basketbollin kosovar, Torcida nga Mitrovica pak minuta më parë ka bërë një reagim zyrtar.

Ky reagim fillimisht ka nisur me falenderim për kryesinë e KB Trepça që e riktheu ekipin te sukseset, por që kanë disa pakënaqësi me ta.

Torcida shkruan se fërkimin e vetëm me kryesinë tash e 4 vite e kanë vetëm për një arsye e që është emërimi i kapitenit të ri, Drilon Hajrizit.
Ne patjetër që duhet të dalim me opinion zyrtar në lidhje me vendimin e kryesis për emërimin e një lojtari të caktuar si kapiten i ekipit tonë, duke mos synuar asnjëher që të pretendojm vendim marrësin në lidhje me politikat e klubit, mirpo kjo është e pa kalueshme për ne si tifogrup, sepse rivaliteti dhe bota tifozerike bazohet në disa kritere të cilat janë të pa kalueshme, pra kapiteni jonë duhet të na përfaqësoj neve gjithmonë, dhe kurrë të lartësojë një klub dhe tifozeri tjetër, e aq më tepër rivalin e përjetshëm. Kapiteni duhet të jetë i dashur për të gjithë, i dëshmuar për besnikërin e ngjyrave të klubit, jo arrogan e jo falënderues”, shkruan një pjesë e reagimit të Torcidës.

Reagimin e plotë dhe pa ndërhyrje të Torcidës e gjeni në foton e mëposhtme:

 

Komentet janë të mbyllura.