Ekskluzive-EU: Vincent Poirier e Rolands Smits te Anadolu Efesi çështje e kryer
Prishtinë(AsistiOnline) – Dy herë kampioni i Evropës, Anadolu Efesi duket se po përjeton stuhi të ndryshimeve pas rezultateve jo të pritura në dy edicionet e fundit.
Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me gjigantin turk, tek Efesi tashmë janë të sigurta dy ardhjet e reja, Vincent Pourier nga Reali i Madridit dhe Roland Smits nga Zalgiris Kaunas.
Pozita ku ka çaluar Efesi sidomos sivjet ishin ato 4/5 dhe me Pourier që shkëlqeu te Reali e Smits që la mbresa pozitive te Zalgirisi, Efesi pritet të jetë përsëri në mesin e favoritëve për ta rikthyer trofeun e Euroligës në Stamboll.
Dyshja Smits e Pourier nuk pritet të jenë të vetmet transfere te skuadra e Mijatoviq. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.