Basketboll

Maestro Ergin Ataman fiton edhe Ligën e Greqisë, bën rikthim të pabesueshëm

Prishtinë(AsistiOnline) – Panathinaikos është kampion i ri i Greqisë.

Gjiganti i basketbollit nga Athina e ka mposhtir Olimpiakosin në luftën e pabesueshme për titull në ndeshjen e pestë, duke e rikthyer serinë edhe pse askush nuk e besonte pasi ekipi nga Pireu kishte avantazh prej 2-0 dhe kjo shihej si një çështje e kryer, por kështu s’mendoi Ergin Ataman, që përmbysi komplet serinë në 3-2 duke e mabjtur premtimin se Olimpiakosit do t’ia bëjë si Maccabit në Euroligë.

Trajneri i parë turk në Greqi, shkaktoi senzacion sivjet ku përpos Euroligës që e riktheu në Athinë pas 11 vitesh, riktheu edhe titullit e kampiont të Greqisë.

Panathinaikos sonte vulosi titullin  e 40-të të kampionit në basketbollin grek, duke lënë shumë prapa ekipet tjera.

Ataman sonte renditi trofeun e 25-të personal dhe tashmë hyn në vallen e trajnerëve më të mëdhenj në Evropë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.