Basketboll

Pablo Laso me Bayernin kampion në Gjermani

Prishtinë(AsistiOnline) – Bayerni i Mynihut është kampion i basketbollit gjerman.

Ekipi bavarez ka triumfuar në ndeshjen e katërt ndaj Albës së Berlinit me rezultat 82-88 dhe kështu është shpallur kampion në seri të përgjithshme 1-3.

Ky është titulli i gjashtë i kampionit për Bayernin, derisa Alba ka 11 tituj.

Laso në vitin e parë me Bayernin i ka fituar dy trofe, përfshirë titullin e sontëm dhe Kupën e Gjermanisë.

Të dyja ekipet luajnë prej vitesh rregullisht në Euroligë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.