Basketboll

8 ditë nga fillimi i Evropianit për Shtetet e Vogla që mbahet në Prishtinë, luan edhe Kosova

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë mbetur më pak se 10 ditë që nga fillimi i FIBA Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla – Femrat 2024.

Ky Evropian sivjet mbahet për herë të parë në Kosovë, në kryeqytet në Prishtinë.

Ky Evropian do të luhet nga data 25 e deri me 30 qershor 2024, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Qytetarët e Kosovës do të kenë rastin që për herë të parë të shohin Përfaqësuesen A të Kosovës – Femrat duke luajtur në shtëpi në një garë me shtatë shtete të tjera, ku në një konkurrencë shumë të fortë ekipi ynë synon të bëjë më të mirën për të shënuar rezultate sa më pozitive.

Kosova drejtohet nga selektori kroat, Viktor Kovaq të cilit iu është besuar kjo pozitë pas sukseseve historike me Bashkimin e Prizrenit te femrat pëe dy vite me rradhë.

Në këtë Evropian marrin pjesë: Shqipëria, Andora, Armenia, Qipro, Kosova, Norvegjia, Malta dhe Gjeorgjia. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.