Kosova U20 te meshkujt e nis turneun miqësor në Rumani me fitore ndaj Bullgarisë
Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U20 te meshkujt ka udhëtuar drejt Rumanisë, ku do të marrë pjesë në një turne miqësor para Kampionatit Evropian – Divizioni B i cili mbahet poashtu në Rumani muajin tjetër.
Djemtë tanë kanë fituar në ndeshjen e parë miqësore sot ndaj Bullgarisë 71-72.
Jon Ismajli ka qenë më i dalluari, duke qenë shumë afër shifrave magjike triple-double me 14 pikë, 9 kërcime, 8 asiste e 5 vjedhje topash, derisa u ndihmua edhe nga Bardh Istrefi me double-double prej 14 pikëve e 12 kërcime e Genc Zeqiri kishte 16 pikë.
Te Bullgaria, Mihail Kalinov kishte 14 pikë e Kristiyan Vasilev 12 sosh.
Ndeshjen e dytë, Kosova e zhvillon nesër ndaj Rumanisë. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.