Basketboll

Mijoviq largohet nga Kosova, pritet të emërohet trajner në Mal të Zi

Prishtinë(AsistiOnline) – Petar Mijoviq pritet të mos rikthehet në basketbollin kosovar për edicionin e ri.

Trajneri malazez që sivjet luajti në dy finale me ekipin e Golden Eagle Yllit, pritet të emërohet trajner te skuadra malazeze që luan në ABA Ligë, SC Derby.

Mijoviq pritet të marrë postin e trajnerit te skuadra në fjalë, pas largimit të sllovenit Dejan Jakara i cili nuk vazhdoi me ”studentët” e Podgoricës.

SC Derby është ekipi i dytë i Buduçnostit, por që në vitet e fundit ka pasur arritje historike sidomos me fitimin e Superkupës së ABA Ligës ku e mposhti Partizanin e Beogradit.

Mijoviq ishte në bisedime me Yllin për të vazhduar, por nuk munguan as bisedimet me Bashkimin e Prizrenit, megjithatë ai ka vendosur tashmë për të punuar në Mal të Zi.

 /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.