Stevens, Mazulla, Tatum-Brown dhe Keltët luftarak për 18
Boston Celtics sivjet fituan 64 ndeshje gjatë stinorit të rregullt duke humbur vetëm 3 ndeshje në Play Off
DOMINIM ABSOLUT I BOSTON CELTICS SIVJET
Boston Celtics sivjet fituan 64 ndeshje dhe humbën 18 gjatë stinorit të rregullt, duke humbur vetëm 4 ndeshje në shtëpi.
Në Play Off Bostoni ishte edhe më i tmershëm duke humbur vetëm 3 ndeshje në 4 rrathët e zhvilluar.
Në rrethin e parë apo çerekfinale të Konferencës Lindore që faktikisht doli të jetë finalja e edicionit të kaluar, Celtics eliminuan Miami Heat me 4:1 me rezultat identik me të cilin eliminuan edhe Cleveand Cavaliers në gjysmëfinale ndërsa në finalen e Lindjes të gjelbrit e “çmontuan” skuadrën Indiana Pacers me 4:0 para se të kualifikoheshin në finalen e madhe të NBA ku gjithashtu dominuan ndaj Dallas Mavericks për tu shpallur kampion i NBA 2024.
KURORA E PARË PËR DYSHEN DINAMIKE TATUM – BROWN
Ishte kjo kurora e parë e tandemit Tatum dhe Brown që në ndeshjen e pestë vendimtare kontribuuan me 52 pikë, 16 kërcime dhe 17 asistime kurse Brown u shpall MVP i Finaleve dhe rrëmbeu trofeun i cili mbanë pikërisht emrin e legjendës së Bostonit, Bill Russel (NBA Finals MVP)
Të përzgjedhur në mënyrë të njëpasnjëshme në Draft të NBA nga Bostoni, Tatum dhe Brown është dashur të rritën dhe piqen së bashku, të mësojn të frumojnë së bashku dhe të bëhen tandem i cili luan me “telepati”. Kjo sivjet erdhi në shprehje, reflektoi në fushë dhe në fund i solli Bostonit trofeun e 18 në histori të NBA dhe riktheu primatin e skuadrës më të trofeshme në histori duke ia kaluar sërish LA Lakersave që i kishin barazuar shifrat në edicionin pandemik NBA 2020
Ishte ky triumf i madh për tandemin fantasti Tatum – Brown që paraprakisht kishte luajtur 6 herë në finalet e konferencave dhe parvjet në finalen e NBA 2022 ishte mposhtur nga Golden State Warriors dhe Steph Curry. Ishte kjo finalja e dytë e NBA për këtë dyshe dinamike dhedoli të jetë me fat duke ua sjell unazën e artë dhe trofeun e parë së bashku.
HALLALL I QOFTË BRED STEVENSIT
Presidenti më i mirë i operacioneve basketbolistike në NBA apo Most Valuable President, Bred Stevens pa dyshim se është një nga më të merituarit për suksesin dhe transformimin e Boston Celtics.
Stevens është më i merituari që e ndërtoi një skuadër fantastike me dyshen Tatum dhe Brown në qendër. Është kjo një skuadër e frikshme në gjuajtje (shut), mbrojtje, thellësi dhe dominim absolut.
Askush nuk e kishte kuptuar lëvizjen e tij dhe madje e kishin kritikuar pasi e kishte sjell në ekip Jrue Hollidayin dhe gjigantin Porzingis duke e larguar Marcus Smartin mbrojtësin më të mirë të edicionit 2023. Është dashur të kesh vizion por edhe guxim për ta bërë një gjë të tillë sikurse e bëri Bred Stevens
Kurse vet Stevens i shprehu falënderimet e veçanta ish kryetarit të operacioneve të basketbollit të Boston Celtics, legjendarin Danny Ainge i cili në vitin 2013 kishte dërguar dy legjendat e skuadrës Kevin Garnett dhe Paul Pierce në Brooklyn Nets për të drejtat e përzgjedhjeve (pick) në draft, që i mundësuan Bopstonit të zgjedh dyshen Tatum dhe Brown .
EDHE PSE VETËM 35 VJEÇ JOE MAZULLA U DËSHMUA SHUMË MË I PJEKUR SE UDOKA
Të vetmën dilemë që Stevens e kishte në ndërtimin e skuadrës së Bostonit ishte se kujt t’ia besoj rolin e ‘kapitenit të anijes’ pasi Celtics shkarkuan trajnerin Ime Udoka pas skandalit ku ishte i përfshirë ai.
Stevens kësaj here i besoj instinktit të vet dhe tregoi guxim duke i besuar ndihmëstrajnerit Mazzulla edhe pse në vitin e parë kjo i kushtoi shtrenjtë me humbje nga Miami Heat në Finalen e Lindjes 2023 por sikurse kishte trhënë vet Stevenes, ihsin këto dhimbjet e rritjes dhe Mazulla shumë shpejt u ngrit mbi atë ‘rrëzim’ duke u ngritur shpejt dhe duke i sjell Bostonit titullin që skuadra po e priste tash e 16 vjet.
Stevens, Mazulla, Tatum e Brown me shkët e tyre i sollën Bostonit titullin e 18 dhe rekordin e ri në NBA. .
Komentet janë të mbyllura.