Basketboll

Kosova U20 mposhtet në miqësoren e dytë me 2 pikë dallim

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U20 te meshkujt momentalisht po qëndron në Rumani për një turne miqësor.

Ekipi kosovar mbrëmë triumfoi ndaj Bullgarisë, derisa sot ka humbur me 2 pikë dallim 72-74.

Kosova e kontrolloi pjesën e parë (25-17, 18-16), por pjesa e dytë ishte pak më e dobët (18-23, 11-18) dhe kësisoj ndeshja u humb në sekondat e fundit.

Olsi Kurtaj e Eliot Peci kishin nga 13 pikë te Kosova sot, derisa Jon Ismajli shtoi 10 të tjera.

Te rumunët, kapiteni Denis Stefan Badalau ishte më i miri me 15 pikë.

Ndeshjen e fundit në këtë turne miqësor, Kosova e zhvillon nesër. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.