Kosova U20 meshkujt e mbyll turneun në Rumani me humbje nga Bullgaria
Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve e ka mbyllur turneun miqësor në Rumani me humbje.
Ekipi kosovar është mposhtur nga Bullgaria me shifrat e ngushta 62-68.
Pjesa e parë nisi shumë keq për ekipin tonë që humbi dy periodat e para (17-20, 14-25), derisa në pjesën e dytë u tentua rikthimi (9-20, 22-3), por që ishte e vështirë dhe kësisoj ndeshja u mbyll në favorin e bullgarëve.
Jon Ukaj kishte 11 pikë te Kosova e Eliot Peci shtoi 10 të tjera, ndërsa te Bullgaria, Stanislav Hinkov shtoi 23 pikë.
Kosova e mbylli këtë turne me një fitore e 3 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.