Basketboll

Shumë spekulime e lëvizje në Euroligë, zyrtarizohet e ardhmja e Yllit të Real Madridit

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ligën më të fortë të basketbollit në Evropë, Euroleague ka shumë lëvizje në tregun e transferimeve.

Shumë spekulime, por edhe lëvizje zyrtare të cilat po e bëjnë edhe më të nxehtë këtë verë basketbollistike.

Së fundmi, ylli i Realit Mario Hezonja ka konfirmuar qëndrimin në Madrid nëpërmjet një shkrimi:

Siç e dini të gjithë, pas ndeshjes sime të fundit të sezonit u bëra lojtar i lirë dhe jam i lirë të vendos se ku dua të luaj për vitet e ardhshme. Unë nuk kam hyrë në asnjë marrëveshje me askënd tjetër deri tani, dhe siç thashë ju do ta dëgjoni gjithmonë nga unë fillimisht!

Real Madridi besoi në mua kur shumë nuk besuan, u kujdes për mua dhe familjen time që nga dita e parë që erdha dhe na bëri të ndiheshim si në shtëpinë time. Synimi im i vetëm ishte të qëndroja kështu që jam i lumtur t’ju komunikoj se do të vazhdoj udhëtimin tim në MY HOME, MY REAL MADRID për një kohë të gjatë!”, ka shkruajtur Hezonja sot.

Po ditën e sotme edhe Anadolu Efesi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Will Clyburn, për të cilin spekulohet se do të transferohet në Partizan.

Derisa, Iffe Lundberg poashtu ka njoftuar largimin nga Virtus Bolonja e cili pritet të transferohet te Partizani, sikur që bëri Vanja Marinkoviq nga Baskonia.

Pas pensionimit të Rudy Fernandez, mbrëmë pensionimin e njoftoi edhe ikona tjetër spanjolle e Real Madridit, Sergio Rodriguez.

Kevin Punter nga Partizani është rikthyer te Barcelona ku kishte luajtur më herët. Ekipi katalunas e ka emëruar trajnerin e ri, Joan Penarroya.

Mike James ka vazhduar kontratën me Monacon.

Isaiah Caanan është transferuar nga Olimpiakos tek Crvena Zvezda.

Nick Calathes ka nënshkruajtur me Monacon, pas aventurës dy vjeçare te Fenerbahçe.

Anadolu Efesi ka nënshkruar me Rolands Smitsin nga Zalgiris Kaunas e ka njoftuar edhe për largimin e Tibor Pleiss.

Zalgris Kaunas e ka transferuar talentin lituanez Deividas Sirvydis nga rivali vendor, Lietkabelis.

Tim Luwawu-Cabarrot është transferuar nga Lyoni tek Baskonia. /AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.