Basketboll

Ekskluzive: Amin Hot mund të transferohet te Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i deritanishëm i Trepçës, Amin Hot mund të mbetet në basketbollin kosovar edhe pas largimit nga Mitrovica.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, një destinacion i mundshëm i lojtarit mund të jetë Peja, qytet ky që ndodhet afër vendlindjes së lojtarit, Rozhajës së Malit të Zi.

Hot luajti për tri edicione te Trepça, derisa në edicionin që sapo lamë pas nuk kishte shumë hapësira tek Adis Beçiragiq, andaj kjo ishte arsyeja më e madhe e largimit.

Hot ka përvojë në shumë skuadra evropiane si: Apollon Patras (Greqi), Enosis (Qipro), Ballkan (Bullgari), Levice (Sllovaki) etj.

Peja deri tani nuk ka konfirmuar ndonjë lëvizje në tregun e transferimeve, përpos faktit që ka mësuar AsistiOnline.com se trajneri Rami Hadar do mbetet edhe stinorin e ardhshëm pjesë e tyre. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.