Basketboll

Ekskluzive: Takianos zgjedhja e parë për trajner te Bashkimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit sivjet i ka nisur shumë më herët se zakonisht, përgatitjet për edicionin e ri të basketbollit kosovar.

Klubi portokalli momentalisht ka disa opcione për trajner, por që ende nuk ka bërë një zgjidhje për këtë pozitë.

Petar Mijoviq e Fotis Takianos, dy prej opsioneve më të mundshme për trajner te prizrenasit, me të parin që ka ”rënë në ujë” pas konfirmimit si trajner i SC Derbyt në Mal të Zi, duket se ka mbetur Takianos por edhe ky i pakonfirmuar.

AsistiOnline.com ka kuptuar se për Takianos si opsion është edhe nënkampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli.

Trajneri grek sivjet ka punuar te skuadra e madhe nga Kazakistani, Astana e cila rregullisht luan në ligën e fuqishme ndërkombëtare VTB League. Takianos deri në janar të këtij viti e kishte drejtuar edhe ekipin e madh grek të PAOK-ut nga Selaniku. Gjatë karrierës së tij, Takianos ka punuar me klube nga Katari, Qipro, Kosova dhe Greqia, ku në sezonin 2021/22 me Larisën arriti në gjysmëfinale dhe u shpall si trajneri i vitit. Takianos edhe më herët në fillet e karrierës e kishte drejtuar Bashkimin, gjersa së fundmi në Kosovë punoi me Rahovecin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.