Basketboll

Olimpia Milano zyrtarizon transferimin e super-yllit maqedonas

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti i basketbollit italian dhe kampioni aktual i këij shteti, Olimpia Milano ka prezantuar sot ardhjen më të re në skuadër.

Ekipi që drejtohet nga tekniku Ettore Messina, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me super-yllin maqedonas, Nenad Dimitrijeviq.

I lindur në Shkup, Dimitrijeviq fillimisht u transferua në Spanjë në vitin 2016 për të luajtur për Joventut Badalonën ku qëndroi për katër sezone. Në vitin 2021, ai nënshkroi me Valencian, ndërsa në vitin 2022 ai u shit te Unics Kazan në Rusi ( ku kishte mesatarisht 12.9 pikë dhe 5.5 asistime në VTB League) ku udhëhoqi skuadrën drejt titullit dhe u emërua MVP i play-off-it e në fund të sezonit, Unicsi e bleu atë nga Valencia. Në sezonin që sapo lamë pas, ai u emërua MVP i Ligës VTB  me 18.2 pikë, 7 asistime, 42.1% nga treshet).

Me Dimitrijeviqin në krye, Unics Kazan e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e parë, por më pas humbi serinë finale kundër CSKA Moskës, derisa nga edicioni tjetër ai rikthehet për të luajtur në Euroligë.

Dimitrijeviq paraqitet edhe me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.