Basketboll

Ekskluzive: Dardan Berisha mund të rikthehet te Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – Dardan Berisha mund të rikthehet përsëri tek klubi ku nisi gjithçka.

Pas një periudhe të kaluar te Prishtina, njeriu i cili ka karrierë të madhe edhe në Evropë, mund të rikthehet te Peja, ka mësuar kështu AsistiOnline.com

35 vjeçari i lindur pikërisht në Pejë, ka suksese të shumta në aspektin ekipor dhe indivudal, derisa nga shumëkush llogaritet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë.

Berisha me Prishtinën në edicionin e fundit kishte mesatare prej 13 pikëve, 2.6 asisteve e 2.5 kërcimeve.

AsistiOnline.com do të ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet e kësja marrëveshje eventuale.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.