Prishtinë(AsistiOnline) – Dy herë kampioni i Evropës në nivel klubesh, Anadolu Efesi e ka prezantuar para pak minutash ardhjen më të re në skuadër.
Gjiganti nga Stambolli ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me qendrën e fuqishme franceze, Vincent Poirier.
Ditë më parë AsistiOnline.com paralajmëroi se ky transferim është çështje e kryer dhe vetëm pritet zyrtarizimi e sot ekipi turk konfirmoi një gjë të tillë.
Efesi ka njoftuar se me Poirier ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.
Ditë më parë ata prezantuan edhe Rolands Smits nga Zalgiris Kaunas. /AsistiOnline.com/
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2024/06/14/ekskluzive-eu-vincent-poirier-e-rolands-smits-te-anadolu-efesi-ceshtje-e-kryer/