Basketboll

Vashat e Shqipërisë arrijnë edhe fitoren e dytë në Evropianin në Prishtinë

Prishtinë(AsistiOnline) – Shqipëria e ka arritur edhe fitoren e dytë me rradhë në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla i cili ka nisur dje në Prishtinë.

Vashat kuqezi kanë mposhtur sonte Armeninë me rezultat final 64-70.

Edhe pse ishin duke u mposhtur në pjesën e parë 32-26, ato nuk u dorëzuan duke përmbysur gjithçka në çerekun e fundit (15-27) dhe kështu morën fitoren e madhe e me meritë.

Enisa Qosja me 15 pikë e Enisa Samanjaku me 14 të tjera, ishin dy lojtaret kryesore në këtë fitore të Shqipërisë sonte e te Sylvia Vartazarian kishte plot 25 pikë, por s’mjaftoi për fitore.

Pas dy ndeshjeve në këtë Evropian, Shqipëria ka dy fitore nga dy ndeshje e Armenia të kundërtën me dy humbje.

Nesër, Shqipëria luan me Norvegjinë e Armenia ndaj Andorës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.