Basketboll

Ish lojtari i Prishtinës, Both Gach transferohet te Darussafaka

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish lojtari i ekipit kosovar të Prishtinës, Both Gach ka bërë ngritje të jashtëzakonshme në karrierë.

Gach është transferuar te skuadra e madhe turke, Darussafaka, ka njoftuar kështu klubi nga Stambolli.

Gach luajti në stinorin 2021/22 te Prishtina, derisa sivjet u paraqit në Finlandë me BC Nokia, ku arritën të shpallen kampionë të shtetit.

Gach te Prishtina kishte luajtur nën urdhërat e turkut Ahmet Kandemir, derisa Darussafaka sivjet ka angazhuar për kryetrajner amerikanin, Josh King që për disa sezone me rradhë drejtoi ekipin gjerman të Ludwigsburg.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.