Basketboll

Kosovari i natyralizuar nga Turqia me 216cm gjatësi, ftohet nga ekipi kombëtar për Kupën e Botës

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i ri me prejardhje nga Kosova, Rrezon Elezaj përfundimisht është bërë lojtar i Kombëtares së Turqisë.

Klubi i tij në shtetin turk, Beshiktash ka njoftuar se ai tashmë ka marrë nënshtetësinë turke dhe poashtu është ftuar nga Kombëtarja U17 për t’u paraqitur në Kupën e Botës me këtë gjeneratë të Turqisë.

17 vjeçari me prejardhje nga Peja, para 2 vitesh është transferuar në Turqi dhe ka një gjatësi të jashtëzakonshme për moshën e tij, plotë 216 centimetra dhe për një kohë ishte pjesë e Qendrës Nacionale të krijuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës që drejtohej nga drejtori teknik, Arben Krasniqi.

Elezaj në Turqi ishte transferuar me ndihmën e ish basketbollistit, Afrim Ismajli e duke parë gjatësinë e tij të jashtëzakonshme, Federata e Basketbollit të Turqisë nisi menjëherë procedurat për ta natyralizuar dhe arriti qëllimin e ai tashmë do të paraqitet për këtë shtet.

Kosova ka humbur edhe një lojtar me gjatësi të jashtëzakonshme dhe i cili premton shumë.

/AsistiOnline.com/

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz që luajnë basketboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Komentet janë të mbyllura.