Basketboll

Arti Hajdari pritet të zyrtarizohet te Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas një edicioni të kaluar te Prishtina e Prizreni, Arti Hajdari pritet të rikthehet në vendlindje.

Sipas burimeve të AsistiOnline.com, Hajdari ka arritur marrëveshje me klubin e Pejës dhe do të rikthehet aty për të tentuar sukseset e rradhës me verdhezinjët.

Në edicionin 2022/23, Hajdari me Pejën ishin shpallur kampionë të Kosovës e pas mbarimit të stinorit Hajdari kishte kaluar te Prishtina.

31 vjeçari nuk gjeti rehati te Prishtina dhe në mes të edicionit vendosi për tu transferuar te skuadra e P.C Prizrenit, ku luajti me 14 pikë e 3.5 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.