Basketboll

Ekskluzive: Murat Bilge do të marrë drejtimin e Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Murat Bilge pritet të rikthehet në postin e kryetrajnerit te Prishtina.

Turku që ka përvojë edhe në nivelin e Euroligës, ka arritur marrëveshje me klubin kosovar, ka mësuar kështu AsistiOnline.com

Bilge kishte drejtuar Prishtinën edhe në vitin 2022, duke fituar Superkupën e Kosovës me bardhekaltërit.

Në edicionin që sapo lamë pas, trajneri turk ka punuar si ndihmës trajner te skuadra e Superligës ruse, Runa Moscow.

Në sezonin 2021/22, Bilge kishte punuar si ndihmës trajner i trajnerit malazez Dusko Ivanoviq tek skuadra nga Euroliga, Baskonia e më pas në po të njejtën skuadër e kishte asistuar edhe Neven Spahijën.

Bilge ka punuar edhe tek dy skuadrat e njohura turke, Beshiktash e Mersin.

Prishtina pritet që ta zyrtarizojë shumë shpejtë Bilgen në rradhët e saj. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.