Basketboll

LA Lakers përzgjodhi në draft të birin e babës, për herë të parë në NBA një dyshe e tillë

Prishtinë(AsistiOnline) – Bronny James, i biri i LeBron James u përzgjodh nga LA Lakers në draftin e NBA-së për vitin 2024 si zgjedhja e 55-të.

Me përzgjedhjen e Bronny nga Lakers, kjo do të përmbushë ëndrrën e LeBron James për të luajtur me djalin e tij në të njëjtin ekip dhe kjo do të jetë dyshja e parë babë-bir në të njëjtin ekip në historinë e NBA.

Është interesante se vetë Bronny ka deklaruar në të kaluarën se nuk ka qenë kurrë ëndrra e tij të luajë me babanë e tij, por ja që ai tashmë po e shijon.

Bronny James

 

“Bronny është para së gjithash, një person me karakter të lartë dhe së dyti, ai është një djalë i ri që punon jashtëzakonisht shumë. Këto janë cilësitë që ne kërkojmë në transferimin e lojtarëve dhe shtimin e trupit tonë të zhvillimit në Lakers”, tha zëvendëspresidenti i operacioneve të basketbollit dhe menaxheri i përgjithshëm i Lakers, Rob Pelinka. për Bronny.

Në 25 ndeshje me kolegjin e Kalifornias Jugore të Trojanëve, Bronny kishte mesatare prej 4.8 pikë, 2.8 kërcime dhe 2.1 asistime. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.