Basketboll

Kosova triumfon ndaj Andorrës, nesër ndeshja e fundit për rangim final

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te femrat e ka shënuar fitoren e dytë me rradhë në Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla i cili po mbahet prej ditësh në Prishtinë.

Vashat tona kanë mposhtur sot Andorrën me rezultat final prej 81-67.

Kosova i fitoi sot tri periodat e para të ndeshjes (19-16, 21-18, 23-14), deri të fundën e humbi minimalisht (18-19) dhe kështu siguroi ndeshjen e nesërme për pozitën e pestë.

Agnesa Rrahmani ishte lojtarja më e dalluar te Kosova në këtë fitore me 18 pikë e te Andorra, Paula Collado shtoi 19 pikë.

Nesër Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit për të siguruar pozitën e pestë, ku e pret fituesin e duelit, Armeni – Gjeorgji.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.