Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti nga Kosova, Rrezon Elezaj ka debutuar sonte me Kombëtaren e Turqisë në Kampionatin Botëror U17.
Turqia e ka humbur thellë ndeshjen e parë në këtë Botëror përballë Zelandës së Re me shifrat 94-114.
Derisa Elezaj ka luajtur për herë të parë në një ndeshje zyrtare me Turqinë dhe për 12 minuta e 33 sekonda sa qëndroi në parket kishte bilanc prej 3 pikëve të shënuara, 1 kërcim, 1 asist, 1 top të humbur e doli nga loja me 5 personale.
Të kujtojmë se basketbollisti kosovar është i gjatë plot 218 centimetra dhe është natyralizuar nga Kombëtarja e Turqisë. Ai është transferuar në shtetin në fjalë para dy vitesh tek klubi i Beshiktashit nga i cili shteti turk e pa se ka një gjatësi jo të zakonshme dhe menjëherë nisi procedurat për ta përvetësuar për çka edhe ia arriti qëllimit. /AsistiOnline.com/
Elezaj është lojtari me numrin 2 tek Turqia.
LEXO EDHE:
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2024/06/27/kosovari-i-natyralizuar-nga-turqia-me-216cm-gjatesi-ftohet-nga-ekipi-kombetar-per-kupen-e-botes/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR3kK8zeH7FQ31zMpp98XefMkbEPrNPO2a4jO_pS92SjMTXuuFoUEpNG1Yw_aem_xdNfrb1_fjCm5DFtFJ2pTg
https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2023/08/31/alarm-turqia-vazhdon-ti-pervetesoje-basketbollistet-kosovar/


