Basketboll

Përkundër mungesave të shumta, Kosova e mbyll Evropianin për Shtetet e Vogla me fitore dhe bilanc tejet pozitiv

Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Kosovës e kanë mbyllur me fitore Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla i cili po mbahet në Prishtinë.

Ekipi ynë kombëtar triumfoi ndaj Armenisë për rangim final me rezultat 53-39.

Enisa Kamerolli ishte lojtarja më e dalluar te Kosova në këtë fitore me 19 pikë, derisa u dallua edhe Aulona Muhadri me 10 pikë.

Me bilanc të përgjithshëm prej 3 fitoreve e 2 humbje, Kosova e mbyll këtë Evropian me një bilanc tejet pozitiv dhe kryesuesja e këtij Kampionati, Malta fitoren më të vështirë e kishte arritur ndaj Kosovës me vetëm 7 pikë diferencë.

Vlen të ceket se Kosova në këtë Evropian luajti shumë e hendikepuar dhe pa qendër klasike e vetëm me një lojtare paksa më të gjatë me 183 cm gjatësi.

Te Kosova munguan për shkaqe të panjohura Saranda Daci e Zërina Shatri, derisa nuk u bë i mundur as natyralizimi i qendrës amerikane Adrienne Godbold, pas vonesës me përgatitjen e dokumentacionit të saj.

Me fillim nga ora 20:300, luhet edhe finalja e madhe për kampion ku takohen Malta dhe Norvegjia.

/AsistiOnline.com/-

Komentet janë të mbyllura.