Junior 06 prezanton amerikanen e dytë
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e inkuadruar sivjet në Superligën e Kosovës te Femrat, Junior 06 ka prezantuar transferimin e dytë të huaj.
Klubi prizrenas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollisten amerikane, Abby Ogle e cila luan si organizatore e lojës.
Ogle te Junior 06 Moni Bau vjen pas përvojës disa vjeçare me kolegjin amerikane Kent State Golden Flashes.
Ditë më parë Junior 06 e kishte prezantuar edhe qendrën amerikane, Sydney Coombs.
Komentet janë të mbyllura.