Basketboll

Finlanda fiton në çastet e fundit, arrin në gjysmëfinale të turneut kualifikues olimpik

Prishtinë(AsistiOnline) – Finlanda e ka fituar ndeshjen e dytë në turneun kualifikues olimpik i cili po mbahet në Valencia të Spanjës.

Edhe pse ishte autsajdere e kësaj ndeshje dhe në disavantazh deri nga gjysma e çerekut të fundit, ekipi finlandez nuk u dorëzua deri në fund dhe gjeti forcë për të përmbysur gjithçka dhe arritur fitoren e madhe 88-89.

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni luajti 25 minuta te Finlanda sonte me 7 pikë, 6 asiste e 3 kërcime.

Kjo fitore i siguron Finlandës gjysmëfinalen e turneut kualifikues për Lojërat Olimpike – Paris 2024.

Në gjysmëfinale, Finlanda ka punë të vështirë me Spanjën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.