Bashkimi rikthen në krye Darko Radulloviqin, afron në staf edhe Bledar Gjeçajn
Prishtinë(AsistiOnline) – Maqedonasi Darko Radulloviq është kryetrajner i Bashkimit për edicionin e ri.
Klubi prizrenas ka njoftuar sot se ka arritur marrëveshje me të për edicionin e ri të garave.
”Kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur maqedonas, Darko Radulović, i cili ishte pjesë e familjes sonë gjatë sezonit 2022/23 ku më pas vazhdoi karrierën në Superligën Hungareze. Gjatë karrierës si trajner në Superligën e Maqedonisë ka fituar Kupën në 2021, është shpallur kampion në 2021 dhe 2023, dhe ka fituar Superkupën në 2022. Së fundmi, ai ishte pjesë e ligës së Maqedonisë me ekipin Pelister, me të cilin arriti në finale”, shkruan njoftimi i klubit portokalli.
Bashkimi e ka shtuar në staf si ndihmës trajner edhe ish-basketbollistin shkodran, Bledar Gjeçaj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.