Basketboll

Ndihmës-trajnerja e Kosovës, komentatore e ndeshjeve në W-NBA

Ish-basketbollistja, trajnerja dhe analistja televizive nga Kosova, Edona Thaçi së fundmi ka komentuar ndeshjen në mes të Connecticut Sun vs Atlanta Dream që u mbajtë pardje.

Kjo është hera e parë që një vajzë nga Kosova ka komentuar ndeshjet e WNBA.

Ndër të tjerash, Edona ka qenë edhe ndihmës trajnere e përfaqësueses Kosova A në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që u mbajtë në Prishtinë gjatë muajit qershor 2024.

Edona është themeluese e Akademisë së Basketbollit të Trashëgimisë së Kosovës, ku vë në dispozicion eksperiencat e kampeve të nivelit të lartë të basketbollit për të rinjtë e Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.