Zenelaj kapiten i ri i Prizrenit
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas largimit të Qëndrim Ajazajt nga klubi, këta të fundit kanë emëruar kapitenin e ri të skuadrës.
Lojtari që prej vitesh është pjesë e klubit bardhezi, Urim Zenelaj ka marrë postin e kapiteni te kjo skuadër.
”Ju prezentojmë me kapitenin tonë të ri Urim Zenelaj shtyllën kryesore të ekipit, një nga figurat kyçe në arritjet e sukseseve tona, njeri i përkushtimit dhe besnikërisë ndaj ekipit tonë për vite me radhë. Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për kontributin dhe besojmë se nën udhëheqjen e tij, ne do të vazhdojmë të arrijmë lartësi të reja. Urime Kapiten”, shkruan njoftimi i klubit prizrenas.
Komentet janë të mbyllura.