Under Header

spot_img

Ekskluzive: Amerikani me përvojë nga ligat e ndryshme evropiane përforcon Borën

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Anëtarja më e re e Superligës së Kosovës, Bora po vazhdon të përforcohet për edicionin debutues.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, aloja 203 centimetërshe Sha’Marcus Kennedy do të jetë lojtari më i ri i prishtinasve.

Kennedy ka përvojë të madhe në ligat e njohura evropiane si në elitën italiane me Cantu, pastaj në Bundesligën gjermane me Vechta, në atë izraelite me Bnei Herzeliya, me Craiovan në Rumani dhe së fundmi u paraqit në Meksikë me ekipin e Obregon.

Para ardhjes në Evropë, lojtari ka luajtur me kolegjin amerikan të Mcneese State Cowboys për dy edicione.

Bora deri tani thuajse ka kompletuar skuadrën me lojtarë vendirë e Kennedy është transferimi  i dytë i huaj i tyre pas Jr Clay.

/AsistiOnline.com/

https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2024/07/10/bora-e-prezanton-te-huajin-e-pare-transferon-plejmejker-nga-nenkampioni-i-hungarise/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0_NOnJBVr2HU3oDPznwPBy6l5doL2DQSzSRuvzSTUq54KMe0EKt7f-jc0_aem_TEKAHhwxaRjaX-qalCbbjg

 

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme