Kosova U20 te meshkujt e nis Evropianin me humbje
Kosova U-20 pësoi humbje ndaj Hungarisë me rezultat final 61:81 (20:16, 19:16, 15:25,7:24) në ndeshjen e parë të Evropianit i cili nisi sot në Rumani.
Djemtë tanë filluan shumë mirë ndeshjen duke qenë në epërsi në dy çerekët e parë, por fati nuk ishte në anën tonë në dy pjesët e fundit, ku kundërshtari arriti ta shkrijë epërsinë dhe të triumfojë në këtë ndeshje.
Tek Kosova u dalluan Jon Ismajli me 19 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime, si dhe Jon Ukaj me 18 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistim.
Nesër Kosova zhvillon ndeshjen e dytë në FIBA U-20, Kampionati Divizioni B, nga ora 19:30 ndaj Suedisë.
Komentet janë të mbyllura.