Basketboll

Kosova U16 (M) sot luan gjysmëfinalen e Evropianit C

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës te meshkujt për kategorinë U16 sot luan në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian – Divizioni C.

Djelmoshat tanë luajnë ndaj Kombëtares së Azerbejgjanit me fillim nga ora 17:00.

Në fazën e grupeve, Kosova kishte 3 fitore nga 3 ndeshje e Azerbejgjani ka pasur 2 fitore dhe 1 humbje, të cilën e pësoi ngushtë nga Shqipëria (60-56).

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Shqipërisë dhe Armenisë. /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.