Basketboll

Kosova U16 te meshkujt në finale të Evropianit – Divizioni C

Kosova U-16 (M), ka shënuar fitore në gjysmëfinale duke mposhtur Azerbajxhanin me rezultat të përgjithshëm 76:41 (13:12,23:9,19:16,21:4).

Djemtë tanë ishin më të mirë bindshëm e diferenca u bë në dy çereket e fundit ku “Dardanët” shkëlqyen dhe çdo gjë ishte në favorin e tyre duke e mbyllur lojën me rezultat 76:41.

Te Kosova u dalluan Yll Kastrati me 32 pikë, 5 kërcime dhe 1 asistime si dhe Lis Binishi me 12 pikë, 12 kërcime dhe 4 asistime.

Në finale që zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:30, takohemi me fituesin e gjysmëfinales, Shqipëria-Armenia.

Komentet janë të mbyllura.