Kosova U20 pëson edhe humbjen e dytë në Evropianin në Rumani
Përfaqësuesja e Kosovës U20 te meshkujt e ka pësuar humbjen e dytë në Evroianin e Divizionit B i cili po zhvillohet nga dje në Rumani.
Djemtë tanë u mposhtën nga Suedia me shifra tejet të thella 85-53 edhe pse pjesa e parë ishte shumë e ngushtë (30-28), dallimi u bë në pjesën e dytë kur Suedia mori kontrollin dhe u shkëput në rezultat duke fituar bindshëm.
Te Kosova sonte u dalluan, Rron Dahsyla e Eliot Peci me nga 11 pikë, derisa Jon Ukaj shtoi 9 pikë.
Nesër Kosova luan ndaj Armenisë nga ora 17:00.
Komentet janë të mbyllura.